Integrimi i shqiptarëve në shtet i dezintegron politikanët në studio, "dorëzohet" Hyda i PD-së (Video)
Lokale

Integrimi i shqiptarëve në shtet i dezintegron politikanët në studio, "dorëzohet" Hyda i PD-së (Video)

11.Apr.2015 15:11
0

Televizioni Spektri në Bujanoc, në kuadër të ciklit të emisioneve javore, të premten në mbrëmje, si temë diskutimi kishte përcaktuar “ Integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore”.

Për këtë qëllim, organizatori për debat në studio kishte ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga komuna e Bujanocit.

Hajredin Hyda i Partisë Demokratike, Ragmi Mustafa nga Partia për Veprim Demokratik dhe Nagip Aliu nga Unioni Demokratik Shqiptar ishin të deleguarit e subjekteve në fjalë, derisa Lëvizja e Progresit Demokratik kishte njoftuar autorin e emisionit se nuk do të jetë pjesëmarrëse e shtjellimit të kësaj teme në TV.

Që në fillim të emisionit, bashkëbiseduesit polemizuan ashpër me njëri-tjetrin duke u kthyer në vitin 2012 dhe duke interpretuar formimin e  koalicionit  paszgjedhor në Bujanoc. “Ju jeni me serbët, por edhe ju jeni me serbët”, do të ishte emëruesi i përbashkët i akuzave që këmbyen sidomos Hyda i PD-së dhe Aliu i UDSH-së.

Hajredin Hyda në përpjekjet e tij për të sqaruar disa procese të integrimit të shqiptarëve gjatë periudhës së fundit ndërpritej nga Nagip Aliu i cili mbronte tezën se “si mund të flas PD për integrim të shqiptarëve kur  ky subjekt ka përjashtuar shqiptarë nga puna. Le ta sqaroj PD se sa shqiptarë janë përjashtuar nga puna dhe sa serbë”, pyeste Aliu.

Kjo mënyrë e komunikimit nuk i ka pëlqyer Hydës i cili braktisi emisionin në gjysmë.

Në çështjen e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore Ragmi Mustafa i PVD-së kishte një qëndrim të prerë.

“E vetmja metodë që detyron Beogradin të mendojë për integrim të shqiptarëve është kushtëzimi i serbëve në nivelin lokal”, potenconte Mustafa.

Përveç braktisjes së emisionit të së premtes nga Hajredin Hyda, pushteti lokal i Bujanocit nuk kishte dërguar asnjë përfaqësues në emisionin e javës së kaluar kur ishte diskutuar për emërtimin e rrugëve dhe shesheve si dhe për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe./Titulli.com/

Emisionin e së premtes me temë “Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore” mund ta shikoni më poshtë:

VIDEO 

 

 

Në videon e dytë mund të shikoni emisionin e javës së kaluar (3 prill) me temë: “A janë shqiptarët të barabartë në gjuhë dhe traditë?, ku mori pjesë Ismail Pajaziti nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, emision i cili për shkaqe teknike nuk ishte postuar më herët: 

VIDEO

Bronx, fitues i festivalit në Bujanoc
Medvegja dhe Kamenica: Hapeni "Kapi-n" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration